Hernanes beson në Scudetto

Mesfushori i Lazios, Hernanes kandidohet për një vend në mesin e të mëdhenjve në Serie A dhe duke njohur mirë vlerën e rivalëve ai ka synime të larta me skuadrën romake.
“Edhe Lazio është në garë për Scudetto” tha Hernanes për Gazzetta dello Sport.
“Deri më tani Milan dhe Juventus janë më të fortit. Rossonerët janë kampion në fuqi dhe janë të motivuar por edhe Bianconerët kanë bërë përforcime të mëdha. Megjithatë, Lazio është konkurrent për titull”, u shpreh braziliani.