Palombo mund të braktisë Sampdorian

Sampdoria do të shqyrtojë shitjen e kapitenit Angelo Palombo gjatë afatit kalimtar të janarit nëse merr ofertë të mirë për mesfushorin italian.
Palombo qëndroi në klub edhe pas rënies në Serie B sezonin e kaluar. Mirëpo, qarkullojnë spekulime se ai kërkohet nga Fiorentina dhe Napoli që mund të paraqesin oferta në janar.
“Largimi i Angelos kushton shtrenjtë, por ne mund të ulemi për të biseduar rreth një transferimi nëse marrim ofertë të rëndësishme”, tha drejtori sportiv i Sampdorias, Pasquale Sensibile për Radio Kiss Kiss Napoli.