Hernandez ishte afër pensionimit

Por, 23-vjeçari thotë se familja i ndihmoi të kuptojë se futbolli ishte ajo që ai duhet të bëjë. I pyetur se sa afër ishte të pensionohet, Hernandez tha për magazinën Inside United: “Shumë afër, ishte tri vite më parë dhe kisha shumë pyetje nëse kjo është ajo rrugë që Zoti ka dashur që unë të përcilli. Nuk luaja shumë futboll, mbahesha si rezervist. Isha i dëshpëruar, vinin të rinj dhe dilnin para meje dhe kjo më largoi shumë nga futbolli. Bisedova shumë me prindërit e mi, me motrën dhe të dashurën rreth situatës time dhe ata më ndihmuan të kuptojë se kjo është ajo që duhet të bëjë”.
Sulmuesi i Unitedit shtoi: “E di se tani jam shumë me fat dhe i lumtur që kam vendosur të vazhdoj të luaj. Ajo përvojë më ka mësuar shumë. Vetëm Zoti e di se cilën rrugë do ta merrni dhe nëse do të arrini të realizoni ëndrrat e juaja”. Hernandez ka shkëlqyer në Old Trafford duke shënuar 20 gola në sezonin e tij të parë në klub.