E Shtunë, 31 Tetor 2026

Largohet barrikada në Zubin Potok

Biznesmenët dhe ndërmarrësit serbë të veriut, kanë hequr dorë nga bllokimi i magjistrales në Zubin Potok.

Burimet e policisë kanë bërë të ditur se protestuesit janë larguar vet pasditen e sotme  dhe kështu është hapur rruga për qarkullim të automjeteve. 

Barrikada e vendosur para katër dite nga serbët e veriut, tanimë nuk qëndron në Zubin Potok.

Serbët po protestojnë kundër autoriteteve kosovare, kinse për mos zbatim të marrëveshjes për menaxhim të integruar të kufirit./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›