E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tracey Ann Jacobson: Herët për dorëheqjen e Jahjagës

Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson në një intervistë për gazetën Kosova Sot ka deklaruar se është herët të flitet për dorëheqjen e presidentes Atifete Jahjaga.

“Edhe nëse dëshirojmë të flasim për marrëveshjen e arritur politike, sa e kuptoj unë, ideja ka qenë se Presidentja do të tërhiqet pasi të ketë përfunduar reforma zgjedhore dhe reforma kushtetuese, e cila mundëson zgjedhjen e drejtpërdrejtë të Presidentit. Prandaj, është shumë e hershme të flitet për dorëheqjen e saj”, ka thënë ambasadorja amerikane në Kosovë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›