E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtirej si i sëmurë për të grabitur, pranga “hajdutit aktor” nga Kosova

Drejtësia italiane ka mundur të vërë në pranga një shtetas kosovar, kreu i një bande “hajdutësh aktor”. 48-vjecari me inicialet B.H dhe dy bashkëpunëtorët e tij ishin kthyer në terrorin e aeroportit të Fumicino-s, ku përmes mashtrimit plaçkitnin bagazhet, kuleta, laptopë, telefonat celular të fundit dhe i-Pad.

Policia ka rënë në gjurmën e hajdutëve të ashtuquajtur “aktor” pas alarmit të udhëtarëve që udhëtonin në linjën Leonardo da Vinçi.

Mediat italianë bëjnë me dije se kosovari shtirej si i sëmurë me qëllim hutimin e pasagjerëve, ndërkohë që dy bashkëpunëtorët e tij, njëri prej të cilëve polak kryenin grabitjen.

Identifikimi i bandës së hajdutëve u krye përmes kamerave të sigurisë të cilat kishin filmuar skenën e vjedhjes së pasagjerëve, ndërkohë që është bërë e mundur vetëm kapja e shtetasit kosovar, ndërkohë që dy bashkëpunëtorët janë shpallur në kërkim./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›