E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e policit në veri, dyshohet edhe një shqiptar

PRISHTINË- Mediat kosovare hedhin dritë mbi personat e dyshuar për vrasjen e policit të njësisë speciale kosovare Enver Zymberi më 26 korrik në krye të detyrës. Sipas të përditshmes Zëri mes 8 të dyshuarve është edhe një shqiptar nga jugu i Mitrovicës.

Lajmi është konfirmuar nga njëri prej hetuesve të ngjarjeve të fundit në veri, kryeprokurori i Qarkut të Mitrovicës, Shyqri Syla, sipas të cilit shqiptari ka ndihmuar në krim duke tentuar të shkatërrojë provat e mrimit

“Përveç gjashtë të dyshuarve për vrasje të cilët janë banorë të Zubin-Potokut e rrethinës së këtij qyteti, prokuroria ka në listë si të dyshuar edhe dy persona të tjerë, njëri serb dhe njëri shqiptar, të cilët dyshohen për veprën penale të dhënies së ndihmës kryesve për kryerjes së veprës penale”, ka deklaruar Syla

Shtetasi shqiptar, së bashku me të dyshuarin tjetër serb, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, janë marrë në pyetje në cilësinë e të dyshuarve.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›