Largohet kreu i ALUIZN-it, në vend të Memisë vjen Ardian Kollozi

Ashtu sic ishte përfolur Ardian Kollozi do të zëvendësojë Shaban Meminë, për postin e drejtorit të përgjithshëm të ALUIZNI-t. Ky vendim është firmosur nga kryeministri Sali Berisha, ndërsa nesër ish-deputeti i PD, Kollozi pritet që të prezantohet zyrtarisht për postin e ri.
Më 27 tetor të 2011 është larguar nga posti i kreut të Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit te Zonave/Ndërtimeve Informale Shaban Memia, i cili mbante këtë post që prej majit të vitit 2006, një vit pasi PD kishte fituar zgjedhjet e përgjithshme.
Motivet e largimit të Memisë nga posti i ALUIZN-it mjbeten akoma të paqarta, ndërkohë që në këtë institucion qeveria kishte dërguar një ekip audituesish.
Furtuna e largimeve në këtë institucion që merret me legalizimin e zonave informale nisi me 4 tetor 2011, kur Memia shkarkoi Ferdinand Shehun me post drejtor te ALUIZN-it të Tiranës. Por, mbetet akoma i paqartë nëse largimi i zotit Memia kishte lidhje me këtë ngjarje.