E Shtunë, 31 Tetor 2026

PAK Presidentit Topi: Jo dekretimit të ligjit

Invalidët, para dhe tetraplegjikë i kërkojnë Presidentit të mos dekretojë ligjin e ri që prek kompesimet e tyre. Këta persona i kanë kërkuar kreut të shtetit Bamir Topi, të mos i japë "fuqi" ligjit të kaluar në Parlament. Sipas tyre, ligji i ri heq të drejtën falas të udhëtimit me urban, kompensimin e faturës së energjisë dhe telefonisë.

Ndryshimet e propozuara në statusin e personave të verbër dhe para e tetra plegjikë përkeqësojnë gjendjen e mëparshme, duke rritur pasigurinë dhe shqetësimin e qytetarëve të verbër dhe para e tetra plegjike për të ardhmen e të drejtave të tyre. Përderisa në rastin konkret nëpërmjet ndryshimeve të propozuara në statusin e të vërbërve dhe të para e tetra plegjikeve me anë të këtij projekt-ligji, pa asnjë shkak të përligjur, cënohet parimi i sigurisë juridike, këto ndryshime janë antikushtetuese dhe ky projektligj nuk duhet të dekretohet.
 

"I nderuar Z.President, në kushtet kur ndryshimet e propozuara bien ndesh me parimet kushtetuese të sigurisë juridike, të të drejtës së fituar, të pritshmërive të ligjshme dhe të besimit të qytetarëve të shtetit, Këshilli Kombëtar i Personave me Aftësi të Kufizuara ju kërkon të merrni në konsideratë këto rrethana përpara se të vendosni për dekretimin ose kthimin për rishqyrtim në Parlament të këtyre projekt-ligjeve"-thuhet në kërkesën e personave me aftësi të kufizuar.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›