E Shtunë, 31 Tetor 2026

Largohet mjeku i Hugo Chavez

Mjeku venezuelian i cili parashikoi se udhëheqësi i Venezuelës, Hugo Chavez, kishte vetëm dy vite për të jetuar, është larguar nga vendi nga frika e hakmarrjes për deklaratën e dhënë. Burime pranë familjes, bënë me dije se policia vizitoi doktorin Salvador Navarrete në zyrën e tij, pasi ai u shpreh për një media ndërkombëtare se me formën aq agresive të tumorit që kishte prekur liderin e vendit, kishte pak gjasa që ai t’i mbijetonte për shumë kohë sëmundjes. Të entjen, Venezuela i rezervoi një pritje të bujshme Chavezit, i cili u kthye nga Kuba, ku u trajtuar nga mjekësia kubaneze me katër seanca kimioterapie dhe ku i ishte nënshtruar edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale. 57-vjeçari deklaroi se sëmundja është kaluar tërësisht dhe se analizat dëshmojnë një shëndet të plotë. “Jam mirë, jam gjallë dhe kam ndërmend të vazhdoj të jetoj për shumë kohë. Nuk kam asnjë dyshim që do të paraqitem në zgjedhjet e vitit të ardhshëm”, deklaroi Chavez. Navarette, mjeku i Chavez, ka pasur informacione të detajuara rreth kartelës klinike të presidentit autoritar të Venezuelës, pasi e ka kuruar dhjetë vjet më parë dhe që prej atëherë ka qenë një prej anëtarëve të personelit mjekësor që kujdeset për Chavez. Lideri i Venezuleës është në pushtet që prej vitit 1999, pasi ka fituar vazhdimisht zgjedhjet. 57-vjeçar thotë se është i vendosur të fitojë edhe një mandat tjetër, pavarësisht se iu nënshtrua një operacioni kundër kancerit në qershor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›