E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes princi i Arabisë Saudite

Është ndarë nga jeta Princi i Kurorës në Arabinë Saudite, Sultan bin Abdulaziz al Saud. Lajmi për vdekjen e tij është dhënë nga televizioni shtetëror pasi, informacione të tjera të mëparshme për përkeqësimin e shëndetit të tij ishin mbajtur të fshehta. Vëlla nga babai i Mbretit Abdullah, ai ishte pretendenti i parë për fronin e vendit më të madh prodhues të naftës në botë. Ai ishte njëkohësisht edhe Ministër i Mbrojtjes dhe i Aviacionit. Në vitin 2004, ai u diagnostikua me një tumor në shtyllën kurrizore. Besohet se ishte shtruar gjatë javëve të fundit të jetës në një spital në NeW York, ku në korrik iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Fillimisht ka qenë oborri mbretëror ai që nëpërmjet një komunikate informoi lajmin i pari. “Me hidhërim dhe trishtim të thellë, ruajtësi i dy qyteteve të shenjta të Mekës dhe Medinës, Mbreti Abdullah lajmëron për largimin nga kjo botë e Princit Abdulaziz”, u theksua në komunikatë. princi Sulltan, ishte 86 vjeç. Njoftohet se me të marrë lajmin, Televizioni shtetëror saudit ndërpreu programin e tij dhe transmetoi këndime të ajeteve kuranore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›