Përfundon mandati i konsullimit grek Ikonomus

Ndërsa ditën e sotme ka përfunduar edhe afati zyrtar i procesit të regjistrimit të popullsisë dhe banesave ka përfunduar edhe mandati i konsullit grek në Korçë, Theodhoro Ikonomus.
Sipas informacioneve konsulli Ikonomus po përgatitet për t`u larguar nga qyteti juglindor pas përfundimit të mandatit ndërsa ende nuk dihet se kush do të jetë pasardhësi i tij.
Konsulli Ikonomus u bë i njohur për opinion publik pas deklaratave të tij nacionaliste, pas të cilave, Athina zyrtare e tërhoqi nga detyra për 2 javë dhe e riktheu sërish në postin e konsullit.