Berisha: Opozita ka luftuar kundër zhvillimit

Kryeministri Berisha ka akuzuar sërish kreun e Partisë Socialiste Edi Rama se po ndjek politika bllokuese ndaj zhvillimit të vendit. Nga Elbasani ku mori pjesë në inagurimin e rrugës së komunës Labinot Mal, kreu i qeverisë ka theksuar se opozita ka luftuar kundër zhvillimit dhe shtrimit të rrugëve
“Askush nuk mund të luajë me të ardhmen dhe fatin e qytetarëve” ka theksuar Berisha.
Ai ka theksuar gjithashtu se qeveria do të mbështesë projektet zhvilluese ndërsa ka premtuar se do të ndërtohen sisteme moderne vaditje për banorët e komunës Labinot-Mal
Gjithashtu sipas kryeministrit Berisha prioritet i qeverisë mbetet turizmi malor ndërsa ka përjashtuar nga taksat për 8 vjet për të gjithë investuesit në këto zona.