Largohet nga PS dhe i bashkohet LSI-së
15/07/2011 PS-ja pazare me të drejtat e kandidimit për kryetarë dhe anëtarë të këshillave bashkiakë
Ish-kryetari i Bashkisë së Patosit dhe një nga figurat kryesore të Partisë Socialiste në Qarkun e Fierit, Bardhi Meli, i është bashkuar Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në një prononcim për mediat, Meli ka shpjeguar vendimin e tij për t’u bashkuar në radhët e LSI-së. “Unë dhe shumë të tjerë si unë, jemi ndjerë emigrantë në PS, e cila për hir të së vërtetës nuk na bëri as dokumentat(teserat), ndaj kam vendosur të kthehem në shtëpinë time, atje ku nisa dhe hapat e parë si politikan dhe kontribuova që nga themelimi I LSI-së në vitin 2004.” theksoi Meli, i cili akuzoi PS-në si një parti të pushtuar nga manipulimi I proceseve politike brenda saj, injorimi dhe mospërfillja e strukturave të saj politike. “Mungon transparenca, debatet dhe vendimarrja e strukturave të Partisë, mungon gara e ndershme në ccdo nivel strukturor brenda dhe jashtë partisë, mungon vizioni dhe program udhërrëfyes i Partisë.” – theksoi ish-anëtari i PS-së. “Fenomeni korruptiv në shitjen e të drejtave të kandidimit për drejtuesit vendore dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë në PS, është kthyer në normë autokratike që buron nga qendra misterioze e PS-së. Disa drejtues politikë të PS-së, përgjithësisht servilë dhe mediokër, kanë monopolizuar drejtimin e strukturave të partisë dhe kanë krijuar grupe të vogla përfaqësimi mbi kritere familjare dhe korruptive në nivel vendor pas zgjedhjeve të 8 Majit. Në PS interesat e qytetarëve dhe anëtarëve të PS-së, janë gjërat e fundit që mendon udhëheqja e saj” – përfundoi Meli.