Grindja, vret me vaj të nxehtë burrin
15/07/2011 Masakra, çifti Kasa ziheshin prej kohësh, pasi viktima pinte dhe nuk i siguronte të ardhura
FIER- Masakron me vaj të nxehtë bashkëshortin, përfundon dhe vetë me plagë të rënda në spital. Një ngjarje e shëmtuar është regjistruar dje në qendër të qytetit të Fierit, pikërisht në lagjen “11 Janari”. Burimet nga vendi i ngjarjes, bëjnë me dije se çifti Dallandyshe dhe Xheladin Kasa janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ndërsa gjithçka ka përfunduar me viktima vetëm brenda pak minutave.
Mësohet se gruaja e irrituar është përleshur me të shoqin pas një debati të ashpër, duke i hedhur në fytyrë dhe trup vajin, të cilin e kishte në tigan për të gatuar mëngjesin.
E gjitha historia e tmerrshme ka zgjatur vetëm pak minuta. Më pas burri ka humbur jetën, duke mos mundur të mbijetojë nga plagët e shkaktuara dhe asfiksia prej lëndës djegëse. Sapo kanë dëgjuar zhurmën dhe të bërtiturat e gruas, në banesë kanë hyrë fqinjët, të cilët kanë parë edhe masakrën e shkaktuar nga nervat momentale. Menjëherë është njoftuar policia e Fierit, e cila në pak minuta ka mbërritur në banesën e çiftit. Gruaja, e rënduar psikologjikisht është gjetur mbi trupin e pajetë të të shoqit, ndërsa situata i kishte dalë jashtë kontrollit. Blutë bëjnë me dije se gruaja vetëm bërtiste dhe qante, ndërsa kishte shumë shenja në trup dhe duar, shenja në trup nga përleshja dhe djegie në duar nga vaji. Menjëherë është bërë transportimi i gruas për në spitalin e Fierit, aty ku ajo është shtruar në reanimacion dhe ndodhet në gjendje të rëndë fizike dhe psikologjike. Mjekët kanë deklaruar se ka pësuar djegie të rëndë edhe në trup, por dëmtimet më të mëdha janë në duar, ndërsa po vazhdojnë ta mbajnë nën vëzhgim.
Ngjarja
Tragjedia familjare, sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes, ndodhi dje në orën 08.30 minuta, kur çifti sapo ishte zgjuar. Në banesë ishin vetëm Dallëndyshja dhe Xheladini, pasi vajza që jetonte me ta kishte shkuar tek të afërmit që prej së hënës. Çifti Xheladin dhe Dallandyshe Kasaj kishin tre fëmijë të rritur, nga të cilët dy jetonin më vete larg prindërve, në emigracion. Me ta jetonte vetëm vajza 20 vjeçe. Familja jetonte në kushte të një ekonomie të rënë dhe herë pas herë në kushte të mbijetesës. Ata nuk punonin, me përjashtim të ndonjë tregtize të vogël që bënte gruaja, por edhe kjo ishte e përkohshme. Mësohet se çifti Kasaj ka pasur debate të herëpashershme edhe për shkak të problemeve ekonomike, por edhe pasi kryefamiljari kthehej i dehur në shtëpi në të
shumtat e rasteve.
Çifti ka pasur debate edhe mbrëmë për lekë që u duheshin, pasi nuk mund të siguronin dot bukën e javës dhe ushqimet. Gruaja edhe mbrëmë i ka kërkuar burrit të mira materiale, ndërsa e ka akuzuar se ai nuk ka punuar as kur ishte më i ri dhe se ishte kjo arsyeja që familja e tyre dergjej në mjerim edhe sot e kësaj dite. Sapo janë zgjuar, dita ka nisur me të njëjtin debat. Gruaja i ka kërkuar burrit të mos vinte i dehur se nuk po e shtynte dot të jetonte në këto kushte. Ajo madje i ka thënë të shoqit, çka është dëgjuar nga fqinjët, se do të vriste veten nëse gjendja nuk ndryshonte. Pas kësaj nisën fyerjet dhe përleshjet deri në finalizimin makabër.
Viktima
Ndërkohë trupi i pajetë i kryefamiljarit është transportuar për në morgun e spitalit për të kryer ekspertizën kriminalistike. Vaji e ka dëmtuar më se shumti në fytyrë, por e ka djegur po ashtu edhe në pjesën e parme të trupit dhe në shpatulla. Mësohet se burri ka qenë gjysmë i zhveshur dhe vaji e ka shkrumbuar çdo pjesë lëkure që ishte pa rroba.
Policia
Efektivët blu të policisë, të cilët kanë mbërritur në vendin e ngjarjes kanë deklaruar se krimi brenda familjes ka ndodhur për motive të dobëta. Sipas policisë, mbi gruan do të rëndojë akuza e vrasjes me paramendim në rrethana të rënda. Ndërkohë në spital dy policë i qëndrojnë gruas pranë duke e mbajtur në gjendje arresti. Sipas ekspertizës, viktima ka gjetur vdekjen si pasojë e ushtrimit të dhunës dhe asfiksisë, dhe si autore e dyshuar e kësaj ngjarje të rëndë është shtetasja Dallandyshe Kasa, 55 vjeç (bashkëshortja e viktimës), e cila është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut. Nga shërbimet e Policisë vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje, vijon deklarata e policisë së Fierit.
Gruaja
Pasi është qetësuar pak gruaja, policia ka mundur ta pyesë rreth ngjarjes. Ajo ka shfaqur shenja pendese dhe është shprehur se nuk donet që kjo të ndodhte. Duke parë se 55-vjeçarja është rëndë piskologjikisht, pyetjet më të detajuara pritet t’i bëhen kur ajo të jetë më mirë nga ana shëndetësore. Mësohet se ajo ka kërkuar të shkojë në varrimin e të shoqit.
Familjarët
Të afërmit e çiftit kanë qenë të irrituar nga kjo që ndodhi. Të dyja palët e kanë përjetuar keq ngjarjen dhe nuk kanë pranuar të japin komente. Ajo që dihej nga të dyja palët e familjeve ishte se çifti grindej shumë shpesh dhe se ekonomia e familjes ishte në varfëri ekstreme. Ndërkohë familjarët e burrit të vrarë kanë folur nën zë se gruaja ishte me probleme mendore, pasi kishte shfaqur edhe më parë shenja depresioni. Kanë qenë fqinjët ata që duket se janë përfshirë më shumë në rastin e rrallë Kasaj. Ata kanë njohur shumë më tepër se sa dinin familjarët e çiftit, për arsye se dëgjonin gjithçka që ndodhte brenda familjes për hir edhe të bashkëjetesës në një pallat pas ish-shtëpisë së oficerëve. Ndërkohë nuk ka asnjë konfirmim nga policia nëse gruaja është e sëmurë mendërisht apo jo. Të dhënat e para për blutë tregojnë se gruaja asnjëherë nuk është mjekuar dhe as paraqitur në spital për të marrë mjekime. Vetëm tri orë pas ngjarjes gruaja është marrë në pyetje dhe nga përgjigjet nuk dukej e sëmurë, vetëm e tronditur për shkak të ngjarjes.