E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Bashës nuk ia dorëzoj Bashkinë e Tiranës me procesverbal

15/07/2011  Kreu i PS-së shprehet se nuk i druhet një aksioni politik brenda partisë së tij

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, përgjatë një interviste të dhënë dje në emisionin “Top Story” të gazetarit Sokol Balla, ka bërë një analizë të situatës paszgjedhore në vend. Rama tha se ska ndërmend tia lëshojë me procesverbal bashkinë kryetarit të ri të dalë nga zgjedhjet e 8 majit, pasi sipas tij kundërshtari i tij e ka vjedhur këtë mandat. Në lidhje me situatën brenda PS-së Rama u shpreh se nuk është aspak i frikësuar nga një aksion i mundshëm për ti marrë karrigen e kryetarit, pasi synimi i tij tani për tani është hartimi i një program për të sjellë PS-në në pushtet.

Do ju kërkoja vetëm 30 sekonda për të folur për diçka krejt tjetër nga ajo që më keni thirrur. Sot dëshiroj që nga kjo studio të përfitoj nga rasti për të kujtuar me nderim të thellë, një nga personalitetet më të mëdha të këtij vendi, i cili u shqua dhe u përcoll për në banesën e fundit Dom Jubani. Një personalitet i madh rezistencës i shpirtit të lirë kundër regjimit komunist. Përveç si qytetar i këtij vendi unë do kujtoj për gjithë jetën, kujtimin e paharrueshëm të meshës së parë të 4 tetorit 1990.

A e parashikonit këtë rezultat në Tiranë zoti Rama?

Sigurisht që gjasat që ajo që ndodhi nuk ishin të vogla, ishin brenda asaj që ne mund të ndodhte dhe nuk ishin jashtë parashikimit tonë. Unë e kam thënë këtu në këtë studio, e kam përsëritur dhe më pas, se në rast se do ishim në një moment normal, dhe në një garë normale, unë nuk kisha arsye të kandidoja për Bashkinë e Tiranës. Por pikërisht se beteja do të ishte, dhe ashtu siç ndodhi krejt e veçantë në pazakoshmërinë e saj, për shkak të një koalicioni të gjerë të pushtetshmit, për të marrë me çdo çmim bashkinë, dhe nga ana tjetër duke vlerësuar të gjitha nxitjet kërkesat dhe të gjithë ato ndjenja të atyre njerëzve që më vunë në krye të kësaj beteja, unë vendosa të kandidoj, për të cilën unë nuk pendohem madje jam krenar, dhe dua ti shpreh falënderimin më të thellë dhe mirënjohjen qytetarëve që duke dalë masivisht më 8 maj, e sfumuan fuqinë e ngritur për të deformuar rezultatin.

Koalicioni ka marrë 140 mijë vota më shumë

Tashmë e kemi me vendim gjykate, se në këtë shtet matematika nuk është më shkencë ekzakte

Ju keni një anëtar më pak në këshill?

Është pjesë e së tërës, rezultati i Tiranës, ai i numërimit që e pa i madh e vogël, sytë e interesuar të komunitetit ndërkombëtar, është rezultati që na nxori fitues me 10 vota, por që nuk tregon manipulimin e vullnetit të zgjedhësve, përmes një sërë instrumentesh të përdorur. Që nga listat, kartat, paratë e pista që u derdhën lumë në tiranë në funksion të fushatës. Ne i fituam zgjedhjet, Saliu grabiti, dhe më pas i certifikoi.

Më 8 maj, mazhoranca fitoi 7 minibashki ju 4?

Kjo është një matematikë që nuk na ndihmon të kuptojmë atë që ka ndodhur në Tiranë. 4 vjet më parë ishim në koalicion me atë parti dhe ishim të varur nga rezultati i përbashkët. Sot 4 vjet më pas kemi arritur një fitore shumë më të thellë, kontrollojmë 2/3 e bashkive të vendit, ndërsa rezultati i Tiranës është një vjedhje.

Kanë qenë shumë ata që e parashikuan. Islami

Jo vetëm që e morëm seriozisht Tiranën, por akoma më seriozisht betejën e kanë marrë ata qytetarë dhe qytetare që dolën masivisht në votim, dhe të gjitha këto parashikime të rrëzoheshin. Demokracia nuk është gjë tjetër vetëm se rezultati, dhe kush fiton një votë më shumë është fitues, tjetri është humbës. Tek manipulimi është pika e gravitetit e aksionit tonë politik, por edhe të një qasje gjithnjë e më shumë të shpërfytyrimit të shtetit, por edhe në demaskimin e regjimeve që Evropa dhe SHBA nuk i kanë pjesë të politikës së tyre.

Pavarësisht gjithçka që thoni, smendoni që duhet të bëni një analizë të punës tuaj. Do keni vërtet një reflektim për atë që ka ndodhur në Tiranë?

Nuk bëhet fjalë në rastin tonë, për peshën që kanë gabimet e secilës palë. Të gjitha palët të përfshira në një betejë elektorale mund të bëjnë gabimet e tyre. Nuk është fjala për peshën e gabimeve, se ajo është diçka që çdo forcë politike e mat vetë. Këtu është fjala për peshën e rëndë që ajo që ka ndodhur me Tiranën, ka të bëjë me të ardhmen e fëmijëve tanë. Për nesër, sot pasnesër, ku Shqipëria për shkak të kësaj që ndodhi, shqiqipëria është një vend I refuzuar në rrugën drejt evropës. Ndërkohë që Evropa është e vetmja pikë referime, në daljen nga kriza dhe nga ky fashizëm oriental. Të mbështetur në parimet e asaj bote që duam të integrohemi, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë, ne do të bëjmë gjithçka që mundemi. Këtu nuk ëhstë fjala vetëm për një betejë üpër qeverisjen e nesërme, por për një model të funksionimit të jetës shqiptare. Modeli I grabitjes së zgjedhjeve ska të bëjë me evropën, ska të bëjë me aspiratën e qytetarëve shqiptarëve. Të gjithë e ndjejnë se ky nuk është vendi ku mund të marrin pjesë lirisht, dhe të marrin pjesën e diellit që u takon sepse në këtë vend kanë rënë institucionet, dhe është vendosur një diktaturë e faktit të tyre.

Më duket pak hiperbolë kjo ideja e fashizmit. Fashizmi nuk operon në mënyrë locale, sepse në qytete të tjera keni fituar ju? Pse nuk grabiti, Durrësin, Elbasanin, Vlorën, Korçën?

Kur flasim për fashizmin, nuk duhet të kujtojmë këmishat e zeza të musolinit. Fashizmi oriental, bazohet në faktin e kryerjes në Shqipëri, Parlamenti është vendi, ku opozita trajtohet si fasadë, kushtetuta është libër që lexohet sipas oreksit, gjykatat janë veglk, dhe ku I gjithë sistemi I shërben një pushteti që nuk del nga vota po nga grabitja e saj. Dhe natyrisht, përvijimi I këtij sistemi, nuk është diçka që ndodh me pushtime me anije dhe tanke, porn ë një hark kohor të caktuar, ku sigurisht për shqipërinë ka ende shpresë se ka një opozitë që ka ditur të luftojë dhe të fitojë. Strategjia e pushtetit ka qenë e fokusuar për të bërë një grabitje, të fokusuar në kryeqytet. Aty ku zgjedhjet kanë pasur problem relative ne kemi fituar bindshëm. Aty ku vazhdon situate e ruzhdijeve ne kemi pasur problem jo të vogla.

Kundërshtari juaj në rang vendi ka 140 mijë vota më shumë se ju. Këtë koalicion po e mbajnë në këmbë forca që vijnë nga e majta. Po su bashkua e majta dhe në 2013…..

Skemi një ndarje të majtë dhe të djathtë. Këtu kemi opozitë dhe regjim. Të thuash se po nuk u bashkua e majta me ata që dikur kanë qenë majtas, por që janë bërë kërthiza e regjimit do të thotë të bësh diversion. Këtu është fjala për tu përballur me regjimin, dhe kush është I gatshëm të përballet me rregjimin është I mirseardhur në opozitën shqiptare

Në kolegj problem u mbyll, ju do vazhdoni luftën ligjore?

U grabit. Të gjitha gjykatat në regjime, që quhen regjime të natyre të ndryshme, por që skanë asgjë të përbashkët me demokracinë, I shërbejnë grabitjes. Dallimi I madh është se aty ku ka demokraci që funksionin, gjykatat japin vendime të bazuara në ligj.

Do ta ndiqni ligjërisht?

Do I bëjmë të gjitha hapat e nevojshëm

Malaj, thotë se ju e keni mbyllur partinë. Skeni mbledhur sekretariatin….

Këto janë çështje partied he skanë lidhje me ineteresin publikk

Por zoti malaj ka nisur një turn ë vend do ja dëgjoni zërin?

Kjo e dëgimit të zërit është një formulë e keqpërdorur nga pushteti. Në ps gjithsejcili është jo vetëm i lirë, por edhe I detyruar të bëjë atë që mundet në të mirën e partisë

Por n ë asamble gjatë fjalës së Malajt ju u larguat,

Këto e thashë që janë çështje partie….

Islami, ju ka kërkuar ti përgjigjeni një pyetje nëse do e përjashtoni?

Pyetja që a do e përjashtni ju nga partia islamin, sbën sens. Pyetja është a do re pranoni më në parti Islamin, sepse ai ka kohë që ka ikur. Ndërsa për sa I përket aspektit formal, PS ka forume që marrin vendime pra sbëhet fjalë për përjashtime

Grupoet e programit, janë parë si metoda për të spastruar partinë

PS është një parti e hapur, që skanë munguar kurrë debat është një parti e hapur dhe ska ndodhur që për shkak të një platforme, të ketë pasur ndonjë veprim tjetër përveç respektit për pakicën.

Nuk keni frikë se do acaroni një pjesë pak më radikale që ju sheh konfuz në këtë pikë?

Ka në PS dhe të tjerë që kanë një mendim ndryshe dhe që shqetësohen dhe ngrenë zërin për domosdoshmërinë e një disiplinimi pjesëmarrës në një debat public. Ne kemi një traditë të vyer dhe me nje eksperiencë që shkon duke u pasuruar dhe nga ana tjetër në stilin që kemi jemi sigurisht më shumë se të detyruar që të pohojmë se këtu nuk bëhet fjalë për një mendim apo çështje individuale, por për një mendim unik dhe kohezioni, në një kohë kur jemi të detyruar të udhëheqim popullin opozitar, por dhe për të ndërtuar një qeveri evropiane.

Mendoni që mund tua marrin dhe karrigen e kryetarit të partisë?

Lidershipi nuk ëhstë karrige. Së dyti ju siguroj se nuk kam asnjë sekondë për tu shqetësuar për një gjë të tillë, se jam I gjithi I përkushtuar me mish e me shpirt për të ndërtuar kursin tonë të ri politik, që do të na çojë në fitoren e zgjedhjeve të ardhshme, dhe do bëjë të mundur rrëzimin e këtij fashizmi oriental, pasi Shqipëria sot ka dalë jashtë çdo binari evropian.

Në dy vendime janë shpenzuar 500 mijë euro për antarët e Kolegjit. Ju e mbështesni këtë akuzë të zotit Ruçi?

Eshte e shqiptuar nga një burrë që nuk di të gënjejë

Ndërkombëtarët kanë bërë thirrje që të njihni rezultatin e kolegjit. Doe dorëzoni Bashkinë?

Unë nuk di të ekzistojë ndonjë njeri I arsyeshëm, që të pohopjë që gjëja e vjedhur të dorëzohet me proçesverbal. Mandati I Tiranës është I grabitur në tavolinë dhe I vulosur në tavolinë. Nuk është rezultati I zgjedhjeve të Tiranës, por I vjedhjeve të Tiranës. Ka natyrisht vlerën juridike sin ë çdo fashizëm, që çon kanakarin e saliut në Bashki, por ëhstë një refzultat që ne nuk do ta njohim

Ka zëra se ju po shkatërroni dokumentacionin e Bashkisë. Madje një grup kontrolli shkoi në këtë institucion…

Edhe në këtë rast, kemi panoramën, që në shqipëri ska shtet. Në Shqipëri ska një administratë që të shohë ligjin dhe të mos inicojë veprimet e saj, mbi atë që shkruan shtypi qeveritar siç e quani ju, porn ë fakt është një lëndinë kurdhash mediatike e lidnur nën shiun parasë së pistë. Si mundet që në bashkinë e tiranës, të shkatërrohen arkivat. Bashkia nuk është SHIK I 1997, as Ministria e Brendshme e vitit kur saliu u bë president, dhe hoqi nga dosjet bashkëpunëtorët e sigurimit që sot I ka në krah. Bashkia është një institucion modern që funksionon në baza krejt të tjera. Ashtu siç nuk është aspak surprizë që njëri I shkruan dhe nga ana tjetër institucioni I kërkon , dhe saliu I dënon.

Do I nënshtroheni hapjes së dosjeve nga pasaardhësi juaj?

E para unë skam pqasur asnjëherë imunitet. Do befasohem në rast se nuk do fillojë një tjetër fushatë e ngritur mbi shpifje, dhe e argumentuar me dosje ku supozohet se ndodhet e gjithë veprimtaria kriminale e bashkisë dhe kryetarit të Bashksië

A prisni surpirza nga kryetari I ri I Bashkisë?

Ajo që sot dihet kuptuar mirë dhe duhet të na angazhojë fuqishëm, është që në këtë vend njerzti nuk duhet më të durojnë propagandën e punëve publike. Si I vetmi detyrim që u ka qeveria. Sepse të jetosh në një vend të lirë dhe demokratik është shumë më tepër se kaq, dhe fillon tek etika e qeverisjes dhe tek morali I qeverisë dhe I shtetit. Pra çdo shqiptar edhe democrat, por që janë njerëz që jetojnë me punët e tyre duhet ta kuptojnë se ajo grabitje e hapur ka qenë gjëja më e rëndë që qeveria u ka bërë fëmijëve të tyre. Jo sepse mori mandatin, por sepse dha një lekson me javë tjetër, se vjedhja është diçka e mirë, që të vjedhesh nuk ëhstë tuurp por forcë, ky është mësimi që saliu u ka dhënë të rejave dhe të rinjve të këtij vendi.

Do hyni në parlament në shtator?

Natyrisht….

Po protesta do bëni?

Edhe parlament, edhe protesta të gjitha do I bëjmë për të përgatitur rrugën e ardhjes në pushtet. Ky do jetë kursi I ri politik I PS.

Intervistoi Sokol Balla

Marrë me shkurtime nga Top Channel

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›