Largohet shefja e lajmeve te BBC-se
Shefja e lajmeve në agjencinë e lajmeve britanike, ashtu si edhe zëvendësi i saj, largohen nga postin i tyre.
Helen Boaden dhe Steve Mitchell kanë dorëzuar përgjegjësitë e tyre. Vendimi i tyre për t’u larguar ndodh dy ditë pasi kreu i bordit të guvernatorëve të BBC-së ka thënë se BBC ka nevojë për “riparim radikal”, si pasojë e një skandali seksual.
Të shtunën, drejtori i përgjithshëm, George Entëistle, ka dhënë dorëheqje, pasi programi i lajmeve i BBC-së ka akuzuar gabimisht një ish-politikan për abuzim seksual me fëmijët.
Në një moment të parë kishte qenë akuza për pedofili e bërë ndaj Xhimi Savill, i cili ka ndërruar jetë një vit më parë, dhe më pas një reportazh i transmetuar. Edhe pse në të nuk përmendeshin emra, aty akuzohej një personazh i njohur i politikës, në anën e konservatorëve, i cili kishte qenë autor i veprimeve të turpshme në një qendër strehimi për minoren në Galles në periudhën 1970 – 1980.
Drejtori i përgjithshëm i BBC, Londër, ka kërkuar ndjesë menjëherë duke thënë se ai reportazh nuk duhej të ishte transmetuar.
Edhe pse hetimet po vazhdojnë drejtori i përgjithshëm është treguar i vendosur në dorëheqjen e tij duke thënë se kjo ishte gjëja e duhur për t’u bërë.