Petraus shkak i hetimeve mikja e familjes

Gruaja që u bë shkak i hetimeve të FBI-së ndaj biografes së ish-shefit të CIA-s, David Petreas, Paula Broadëell ishte Jill Kelley dhe jo bashkëshorti i saj .
37-vjeçarja kishte marre disa e-maile kërcënuese nga biografja, që me sa duket dyshonte për ndonjë afrim të saj me ish gjeneralin. Nga verifikimet që bëri pas kësaj byroja federale e hetimit, marrëdhenia jashtëmartesore e kreut të agjensisë më të madhe të inteligjencës në vend u zbulua dhe Petreas u detyrua të jepte dorëheqjen, duke e përshkruar sjelljen e tij si të papranueshme. BBC bën me dije se reputacioni i Petreus ka ardhur duke rënë, ndonëse u ngrit shumë lart me luftërat pas sulmeve të 11 shtatorit dhe drejtimin e CIA-s,.
Politikanet tani kërkojnë të dijnë përse nuk u njoftuan më herët për këtë çështje, dhe dikush madje pretendon se ajo është mbajtur e fshehtë qëllimisht. Hetimet e FBI-se mbi 40-vjeçaren Broadëell kishin nisur disa muaj me parë. Reagime të ashpra kanë ardhur si nga demokratëet edhe nga republikanët që pyesin nëse mund të ishte kompromentuar në ndonjë moment siguria kombëtare.
David Petreas ka shërbyer për gati 4 dekada në ushtrinë amerikane dhe doli në pension si gjeneral me katër yje vitin e kaluar, kur zëvendësoi Leon Panetën në postin e drejtorit të CIA-s.