E Shtunë, 31 Tetor 2026

Largoni lodhjenme një copë cokollatë

LONDER- Studiuesit e Universiteti Hull në Angli dhe shkollës së mjekësisë Hull, vërtetuan se çokollata ndihmon në lehtësimin e shenjave të sindromës së lodhjes kronike.
Studimi u publikua në revistën mjekësore "Nutrition Journal", ku theksohet se studiuesit testuan një grup që vuante nga lodhja kronike.

Për tetë javë ata konsumuan çokollatë, pastaj e ndryshuan atë me kakao.

Tek të gjithë të testuarit u vu re një përmirësim në kohën që konsumonin çokollata dhe një përkeqësim në momentin e konsumimit të kakaos.

Kësisoj, nëse e keni të vështirë të ngriheni nga krevati në mëngjes dhe nëse ndiheni gjithë ditën të lodhur, mjafton të hani një copë çokollatë që të liroheni njëhërë e mirë nga lodhja.

(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›