E Diel, 1 Nëntor 2026

Paracetamolishkakton alergji dheazëm tek fëmijët

ZELANDË E RE- Azma dhe alergjia mund të shkaktohen edhe nga përdorimi i paracetamolit në muajt e parë të jetës. Kështë thuhet në një studim të kryer në Zelandën e Re, i publikuar në Clinical and Experimental Allergy 1, në të cilin janë ekzaminuar rreth 1.500 fëmijë. Sipas studimit të Universitetit Wellington në Zelandën e Re, përdorimi i paracetamolit trefishon mundësinë e të qënurit alergjik dhe dyfshon mundësinë e zhvillimit të simptomave të azmës, në kohën që një fëmijë është vetëm 6 vjec. Lajmi është bërë publik në La Repubblica.

Në studim janë përfshirë rreth 1.105 gra shtatzëna, nga viti 1997 deri në 2001. Me të lindur fëmijët e tyre janë kontrolluar kur ishin vetëm 3 muaj, 15 muaj dhe deri kur bënë 6 vjec, moshë që iu nënshtruan edhe analizave të alergjisë. “Gjëja që zbuluam filimisht,- shprehet Julian Crane, autori i studimit,- është se fëmijët që kanë përdorur paracetamol para se të mbushin 15 muaj, rrezikohëen 3 herë më shumë nga alergjitë, dhe 2 herë më shumë nga simptomat e azmës, në krahasim me fëmijët e tjerë, deri në moshën 6 vjec

Edhe pse shkaqet që cuan në këtë përfundim nuk janë ende të qarta, studiuesi Crane, thekson se duhet evituar përdorimi i kësaj substance. Problem sipas tij, është edhe fakti që ky produkt përdoret shumë edhe në medikamentet që shërojnë ftohjen apo kollën, tek fëmijët. Megjithatë paracetamoli nuk përdoret vetëm si parandalues i rritjes së temperaturës tek njeriu, kur ajo është 38 gradë, por shërben edhe për të qetësuar dhimbjet në trup, por është më mire që ai, t’ju evitohet fëmijëve.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›