E Shtunë, 31 Tetor 2026

Larisa, lot në vend të striptizmit të premtuar

AFRIKE E JUGUT - Në raste fitoreje me Spanjën, kishte premtuar se do të ecte lakuriq me trupin e pikturuar në rrugët e Asunsion, por në fakt mbrëmja e së shtunës ka sjell lot në sytë e Larisa Rikelmes. Modelja nga Paraguai, e konsideruar si tifozja më seksi e këtij Botërori, e ka ndjekur me emocione të mëdha takimin ndaj Spanjës, që u mbyll me fitoren 1-0 të kampionëve të Evropës. Ajo kishte shkruar në të gjithë trupin fjalë mbështetëse për skuadrën e Gerardo Martinos, por në fund është parë në lot, përpara aparateve fotografikë dhe kamerave që nuk shkëputeshin për asnjë moment prej saj. Larisa ka qenë një nga tifozet më të flakta në Kupën e Botës dhe vetëm 3 ditë më parë premtoi se do të ecte lakuriq në rrugët e kryeqytetit të vendit, në rast se Paraguai do të kalonte Spanjën në çerekfinale.

(A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›