Hyseni në Këshilline Sigurimit për Mitrovicën
PRISHTINE- Ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, udhëton të hënën për në Nju-Jork, për të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit.
“Përmes një letre drejtuar kryesuesit të radhës të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ministri Hyseni ka kërkuar që të marrë pjesë në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit, lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, për të shprehur pikëpamjet e Republikës së Kosovës.
Mbledhja e Këshillit është caktuar për të martën”, thuhet në një njoftim të lëshuar nga Ministria e Jashtme.
Seanca e Këshillit të Sigurimit për Kosovën, është thirrur nga Serbia pas zhvillimeve të fundit në veri të Mitrovicës, ku gjatë një incidenti humbi jetën një person dhe disa të tjerë u plagosën.
Për në Nju-Jork pritet të udhëtojë edhe presidenti i Serbisë, Boris Tadic, i cili e ka kërkuar këtë sesion të jashtëzakonshëm.
“Serbia edhe njëherë po ballafaqohet me sfida të mëdha në Kosovë. Qytetarët tanë në Kosovë janë sulmuar”, ka deklaruar Tadic.
(e.n/rel/BalkanWeb)