E Diel, 1 Nëntor 2026

Pushimet, emigrantëtnisin të rikthehen nëvendlindje

KORCE- Muaji korrik sapo ka nisur dhe ashtu sikurse cdo vit, emigrantët shqiptarë fillojnë të rikthehen në qytetet e tyre të lindjes. Në pikën kufitare të Kapshticës numri i emigrantëve që kthen për pushime është rritur, ndërkohë që autoritetet kanë vënë të punë 5 sportele.

Burime nga kjo pikë kufitare bëjnë të ditur se vetëm gjatë paradites së sotme kanë kaluar kufirin mbi 700 persona dhe 280 automjete, por momentalisht nuk bëhet fjalë për fluks.

Ditët e fundit të korrikut pritet të shtojnë fluksin në dogana, ndërsa paraprakisht autoritetet në pikën kufitare të Kapshticës paralajmërojnë se gjatë asaj periudhe numri i sporteleve do të arrijë në 11.

(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›