Përleshjet në Hamallajdënohen banorët
DURRES- Shtatë nga nëntë të arrestuarit për përplasjet në Hamallaj janë njohur sot me masën e sigurisë. Paraditen e sotme gjykata e Durrësit ka vendosur burg pa afat për Albert Kukajn, 20 ditë burg për Bujar Hysën e 30 ditë burg për Pjetër Kacin të cilët akuzohen për organizim mitingjesh të paligjshme, për bllokim të rrugëve dhe pengim të qarkullimit rrugor, për goditje dhe kundërshtim të punonjësve të policisë në bashkëpunim si dhe për prishje të rendit dhe të qetësisë publike.
Ndërkaq ditën e djeshme është dhënë masa e sigurisë për 4 të arrestuarit e tjerë ndaj të cilëve rëndon e njëjta akuzë. Burg pa afat ka qenë masa e sigurisë për Menton Cekrezin e Abedin Rustemin, 30 ditë burg për Agim Rustemin dhe detyrim paraqitje për vëllain tjetër të tij Avni Rustemin.
Ata u arrestuan më 1 korrik pas përplasjeve me forcat e policisë, të cilat ishin në mbrojtje të aksionit për shembjen e ndërtimeve pa leje. Banorët kundërshtuan me forcë vijimin e aksionit, duke qëlluar me mjete të forta ndaj policisë.
(e.n/news24/BalkanWeb)