Greqi- Gjermani Merkel Te ndryshoje traktati i BE

Ekonomia numër një në eurozonë kërkon ndryshime në traktat e qeverisjes së unionit ndërsa dhe bisedimet e sotme Greqi – Gjermani kthehen në kyce për të vendosur lëvrimin e këstit të rradhës për vendin në krizë. Paraprakisht kancelarja gjermane Angela Merkel dëshiron ndryshimin e marrëveshjeve të BE-së në mënyrë që Bashkimi Evropian të ketë kompetenca të gjera për ndërhyrje në buxhetet kombëtare të shteteve anëtare të euros, të cilat nuk i përmbahen rregullave të paktit të stabilitetit të BE-së.
Merkel e cila është edhe kryetare e Unionit Kristiandemokrat tha në një tubim të partisë në Karlsruhe se ajo do të luftojë që të jetë e mundur për të vepruar kundër mëkatarëve të njohur botërisht të deficitit. Buxhetet e tyre duhet të shpallen të pavlefshme. Përndryshe nuk do të mund të kapërcehet kriza aktuale e borxheve dhe e monedhës, është shprehur Merkel. Per vendet në krizë , jo vetëm Greqia por dhe portugalia e Spanja një cënim i sovranitetit në këtë kohë mbetet një kërkesë e papranueshme.
Ndërkohë Ekspertët ekonomistë të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) kanë identifikuar njerëzit me kualifikim të ulët dhe të rinjtë si të prekurit kryesorë nga kriza financiare. Në kuadër të një takimi të ministrave të Punës të vendeve të G20-ës në Paris, OECD njoftoi se që nga filimi i krizës në vitin 2007 në mbarë botën vendet e tyre të punës i kanë humbur mbi 13 milionë njerëz. Shkak për shqetësim është pabarazia në rritje e nivelit të të ardhurave, fakti që gjithnjë e më shumë lidhen vetëm kontrata të përkohshme pune dhe se pagat reale kanë mbetur në vend apo edhe kanë shënuar rënie në shumë vende, thuhet në një deklaratë të organizatës.
Delina Bitraku