E Shtunë, 31 Tetor 2026

Larmi ngjyrash në Edward Lear

Ngjyra të larmishme janë prezantuar në mjediset e galerisë së artit Edward Lear në qytetin Beratit. Këto ditë në ambientet e galerisë është hapur një ekspozitë e veçantë koleksioni nga Thimi Nika. Janë ekspozuar veprat më të njohura jo vetëm të artistëve të qytetit, por dhe emra të njohur të artit pamor. Janë përzgjedhur vizatime, grafika, piktura, rreth 100 vepra,

 të 58 autorëve, realizuar nga fillimi i viteve 50. Lin Delija, Danish Jukniu, Ismail Lulani, Guri Madhi etj, janë disa nga autorëte ekspozitës. Një pjesë e rëndësishme e kësaj ekspozite është edhe prezantimi nga ky koleksionist i artit pamor edhe koleksioni me pullat postare, si dhe historia postare shqiptare, të cilat vijnë për herë të parë në qytetin e Beratit. Ekspozita do të qëndrojë e hapur në Galerinë Edward Lear deri më datën 14 mars 2010.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›