Las Vegas në Kroaci
Nga Express më 04 qershor 2011 në ora 20:18
Brenda një ose dy vitesh, Kroacia parashihet të ketë Las Vegasin e vet, një qytet zbavitje që të ofrojë kazino, rrugën e Formula 1, koncerte rok, gara me kuaj, restorante të nivelit të lartë.
I gjithë projekti pritet të kushtojë 1.5 miliardë dollarë. Pas kësaj është një grup investitorësh amerikanë nga Las Vegasi real, të cilët vizituan Kroacinë javën e kaluar.
Ndërtimi i Las Vegasit kroat pritet të ndryshojë në mënyrë domethënëse Kroacinë dhe ekonominë në rajonin e gjërë.
Konkurrentë në garën për të ndërtuar Las Vegasin ishin dhe Greqia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria, shumë prej të cilave ofrojnë tokë të lirë, por Kroacia u zgjodh për shkak të afërsisë me Europën, turizmin e zhvilluar dhe bregdetin e bukur.