Shënohet 110-vjetori i lindjes së Mulla Idriz Gjilanit
Në Gjilan është mbajtur një akademi përkujtimore me rastin e 110 vjetorit të lindjes së atdhetarit Mulla Idriz Gjilani, e organizuar nën përkujdesjen e Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Me këtë rast, Zv.kryeministri Hajredin Kuqi ka thënë se kur flitet për figurën e Mulla Idriz Gjilanit, duhet pasur parasysh tri personalitete, të cilat ngërthehen në një njeri: atdhedashuria për një burrë atdhetar, një arsimdashës dhe një klerik. “Atdhedashuria e tij ka qenë shumë e madhe”, ka thënë Kuqi.
Veprimtari Ilmi Zeka, figurën e Mulla Idriz Gjilanit e ka quajtur shumëdimensionale. “Ishte shumë optimist në realizimin e aspiratave të popullit tonë”, ka thënë ai.
Këtë akademi e ka përshëndetur edhe historiani Muhamet Pirraku, i cili ka folur për historikun e Idriz Gjilanit. Me këtë rast është shfaqur edhe një dokumentar për jetën dhe veprën e Mulla Idriz Gjilanit.