E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhunuesi në burg shtëpiak

Nga Express më 04 qershor 2011 në ora 20:52

Oficeri austriak, i cili dyshohet për dhunimin e katër femrave kosovare, gjatë shërbimit në misionin e KFOR-it në Kosovë, do ta presë gjykimin e tij në arrest shtëpiak.

Gjykata ka shpjeguar se mbi këtë rast nuk mund të ketë vetëm pasoja me të ashtuquajturat “masa disiplinore”, por ai duhet të dënohet sipas ligjit civil.

Gjykata ka sjellë vendimin që oficerit t’i ngrihet padia për dhunim para gjykatës së shtetit, e jo para asaj ushtarake. Aktakuza e ngritur do të mjaftonte për arrestimin e menjëhershëm, mirëpo duke marrë parasysh se ai është i lindur në Austri, ai po qëndron në burg shtëpiak.

Gjatë hetimeve dhe ngritjes së aktakuzës, gjykata i ka shpjeguar atij se nuk guxon të braktisë Austrinë, si dhe të jetë i gatshëm që në çdo kohë të paraqitet para gjykatës. Avokati i oficerit ka shpjeguar se klienti i tij është në gjendje që në çdo kohë ta bëjë një gjë të tillë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›