Pogradec, bllokohet në minierë një 32-vjeçar

Foto ilustruese
Bllokohet në galeritë e minierës një person.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Verdovë të Pogradecit, 32-vjeçari Geron Xhuke, gjendet i bllokuar që prej pasdites së djeshme në një minierë të braktisur.
Mësohet se personi në fjalë kishte shkuar për të mbledhur skrap në minierën e braktisur , por është bllokuar që prej ditës së djeshme.
Drejt vendit të ngjarjes janë nisur specialistët e Repartit të Inspektimit dhe Shpëtimit të Minierave. / G.N.