Laurent Mohelebi firmos për TiranënTe Tirana vazhdojnë të stërviten sulmuesit Arbër Abilaliaj dhe Enco Malindi, si dhe mbrojtësi Ditmar Bici.

Mesfushori francez, Laurent Mohelebi, firmosi për dy vjet me Tiranën. 25-vjeçari ka luajtur me 24-herë kampionët në sezonin 2007-2008. Mohelebi është lojtari i tretë i huaj te Tirana, pas portierit maqedonas Korunovski dhe mbrojtësit nigerian Abraham Alecheny.
Te Tirana vazhdojnë të stërviten sulmuesit Arbër Abilaliaj dhe Enco Malindi, si dhe mbrojtësi Ditmar Bici.
Sot, Tirana do të zhvillojë ndeshjen miqësore me Kastriotin (8 gusht, ora 18:00 në “Selman Stërmasi”).
E Shtune, 08 Gusht 2009