Vllaznia, ikin Beqiri, Belisha e BishaniTë tre lojtarët nuk udhëtuan me ekipin e Vllaznisë në përgatitoren e Pukës.

Mbrojtësi Elvin Beqiri, mesfushori Amarildo Belisha dhe portieri i ri Olti Bishani nuk do të jenë pjesë e Vllaznisë për edicionin e ardhshëm. Të tre lojtarët nuk udhëtuan me ekipin e Vllaznisë në përgatitoren e Pukës.
Beqiri, i cili dështoi në tratativën me Boulogne në Francë, preferon një pistë jashtë Shqipërisë. Belisha pret të testohet në Norvegji, ndërsa Bishani mund të mbrojë portën e Skënderbeut të rikthyer në Superligë.
E Shtune, 08 Gusht 2009