Lavazh party Shqiperia ne objektivin e te huajve

Të jetosh të përditshmen në të njëjtin realitet shoqëror do të thotë që moria e imazheve që të dalin përpara të të duket mëse normale, qoftë një shtyllë elektrike në mes të asfaltit, apo një qebaptore me siglën e Mec Donalds. Për të huajt nuk është asapak kështu.
Një grup fotografësh shumica prej tyre italian kanë fiksuar në objektiv qindra imazhe nga Shqipëria të cilat Edi Muka dhe Claudia Zanfi i kanë kuruar në një ekspozitë.
Pjesë e këtyer fotografive është gjithcka shqiptare që ka ngacmuar sytë dhe imagjinatën e të huajve që vijnë në vendin tonë.
Sipas kuratorëve, cdo foto është shkrepur në mënyrë rastësore, në mjediset urbane, rurale, elementët e urbanizimit të fshatit, apo ruralizimi i qytetit. Gjithëcka në këto fotografi përshkohet nga një kontrast i tejskajshëm sa fizik aq edhe psikologjik.
Ajo që duket se u ka rënë më tepër në sy këtyre artistëve është prezenca e kudondodhur e tabelave të lavazheve, prandaj kuratorët kanë vendosur t’a titullojnë këtë ekspozitë “Lavazh Party”.