E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lavezzi mbetet në Napoli

Sulmuesi i Napolit, Ezequiel Lavezzi ka mohuar spekulimet rreth largimit të tij nga klubi në fund të këtij sezoni.

Reprezentuesi argjentinas ka siguruar tifozët nga San Paolo se do të jetë pjesë e skuadrës edhe sezonin e ardhshëm.

“E ardhmja ime? Besoj se do të jem në Napoli edhe sezonin e ardhshëm. Jam i lumtur këtu, kam kontratë të gjatë dhe jam i qetë. Kurrë nuk kam pasur kontakt me Juventusin, dhe nuk kam marr ofertë as nga ndonjë klub tjetër” deklaroi Lavezzi për Sky Sport Italia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›