Shevchenko impresionohet nga Milani

Ish ylli i Milanit, Andriy Shevchenko ka lavdëruar Rossonerët për mënyrën si shkatërruan Arsenalin në Ligën e Kampionëve.
Gjiganti milanez fitoi 4-0 ndaj londinezëve në ndeshjen e parë të 1/8 së finales dhe Shevchenko është impresionuar nga loja e ish skuadrës së tij.
“Shpirti i Milanit më ka impresionuar, njësoj sikurse përkushtimi i tyre dhe gatishmëria që shfaqën gjatë gjithë takimit” deklaroi Shevchenko për Gazzetta dello Sport. Por, ukrainasi beson se Milan nuk është favorit për të fituar trofeun.
“Barcelona dhe Real Madridi janë në krye të lojës së tyre” përfundoi ai. Shevchenko është anëtarë i Dynamo Kievit kurse kaloi shtatë vite të suksesshme në Milan.