E Diel, 1 Nëntor 2026

Lavrov: Maqedonia do marrë gazin rus, Shqipëria e Kosova jo

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, i cili ndodhet për vizitë në Shkup, ka deklaruar se vitet e fundit kompanitë ruse kanë investuar 1 miliard dollarë në industrinë e energjetikës dhe atë minerare në Maqedoni. Lavrov tha se Maqedonia do përfitojë një gjurmë nga gazsjellësi South Stream (Rryma e Jugut), por Shqipëria e Kosova nuk do përfitojnë. Lavrov tha se Kosova duhet të zgjidhë më parë problemet që ka me Serbinë.

Shqipëria ka një problem me furnizimin me gaz dhe shpreson se ndonjë nga projektet e mëdhenj të gazsjellësve do ta ndihmojë atë. Një mundësi e artë është gazsjellësi TAP (Trans- Adriatic- Pipeline), që mund të ketë një gjurmë në Shqipëri.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›