E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fatura miliardere e premtimeve elektorale

Një sërë zotimesh elektorale të garës Basha-Rama, mbartin nga pas kosto të konsiderueshme financiare. Por, ekzistojnë edhe premtime të papërkthyeshme në para, duke qenë se ka mënyra të ndryshme për të përmbushur një plan hipotetik, apo edhe ngaqë nisma të ndryshme të deklaruara janë thjeshtë kundërthënëse e të pavend. Shifrat e hedhura deri tani në fushëbetejën elektorale të kryeqytetit

Nga: Ervin Qafmolla

Përplasja ndërmjet kryebashkiakut aktual Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, me kandidatin e Partisë Demokratike për postin e kryetarit të bashkisë, Lulzim Basha, përveçse ka pushtuar opinionin publik me akuzat e kundër-akuzat që vërtiten dy anëve të barrikadës, ka nxjerrë në shesh edhe një seri të larmishme premtimesh elektorale. Nga infrastruktura e transportit publik, te lehtësitë për studentët, taksat vendore, parqe të reja publike, vende të reja pune që për nga shifrat ngjajnë sikur mblidhen me fadromë, internet falas në të gjithë Tiranën e të tjera si këto.

Por, të analizuara nga një pikëpamje me karakter financiar, dhe në mos të gjitha, të paktën një pjesë e këtyre premtimeve mbajnë fatura të kripura, që si në afatin e shkurtër dhe në atë të gjatë, ngrenë pikëpyetje serioze mbi sigurimin e fondeve përkatëse, apo kompensimin e kostove (apo të fitimit të munguar) që u krijohen të tretëve. Në disa raste, premtimet janë të thjeshta e të dëshiruara nga komuniteti; në disa të tjera përmbajnë përmasa apokaliptike. Problemi kryesor i zotimeve të hedhura në këtë garë, është se ashtu sikundër ka ndodhur edhe në të shkuarën, nuk është se janë shoqëruar me projekte konkrete, apo edhe me ndonjë vlerësim paraprak sesi do të ndodhin. Gjithçka është kufizuar brenda formulës do të bëhet, si dhe le të bëhet. Por, vlen që këto zotime, më saktë, ato më të rëndat, të konsiderohen një për një.

Transporti urban dhe infrastruktura

Ndërsa linjat e kryeqytetit janë mbushur me autobusë të rinj gjatë muajve të fundit – proces që ende nuk përfunduar – surpriza të tjera qenë rezervuar për qytetarët e Tiranës. Gurin e parë e hodhi ish-ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, i cili tha se do të pajiseshin të gjithë studentët e kryeqytetit me kartën e studentit, e cila do të garantonte edhe udhëtim falas në transportin publik. Në Tiranë janë aktualisht të regjistruar, rreth 33,000 studentë në universitetet publike, përkatësisht në Universitetin e Tiranës dhe Universitetin Bujqësor, ndërsa në universitetet private, llogariten rreth 25,000 studentë. në total bëhet fjalë për rreth 58 mijë studentë, aktualisht të regjistruar në arsimin e lartë publik dhe privat në kryeqytet. Duke qenë se nuk ekzistojnë shifra konkrete për përdorimin e transportit urban nga studentët, mund të merret një minimale ekstreme, sipas së cilës, nga çdo tre studentë, vetëm një përdor një herë të vetme në ditë autobusin. Marrë parasysh, çmimin aktual të biletës prej 30 lekësh, plani i Bashës për udhëtimin falas të të gjithë studentëve, nxjerr në pah rezultate financiare shumë interesante. Kostoja ditore, sipas formulës së mësipërme, është 600,000 lekë në ditë. Kostoja mujore është 18,000,000 lekë, ndërsa fatura vjetore është rreth 216, 000,000 lekë (216 milionë lekë të reja), ose ndryshe, rreth 1.54 milionë euro në vit. Në këtë pikë, duhet theksuar termi në vit, sepse gjasat janë që kjo faturë të shumëzohet me numrin e viteve që vijnë.

Por, paralelisht, me këtë pikë, kandidati i së djathtës për Bashkinë e Tiranës, ka theksuar se Tirana do të bëhet qyteti i 100,000 studentëve. Nëse formula e mësipërme përdoret në këtë plan, rezulton se fatura e transportit publik falas për kategori, rritet në mënyrë brutale, siç mund të thoshte britanikja The Economist ekonomistët në kësi rastesh. Kështu, rezultatet, sipas premtimit të ri prej 100 mijë të regjistruarish në arsimin e lartë, janë si vijon: rreth 1 milionë lekë në ditë; rreth 30 milionë lekë në muaj dhe rreth 360 milionë lekë në vit, ose afro 2.57 milionë euro në vit.

Këto shifra në vetvete nuk thonë shumë, përpos faktit që janë vërtet rënda. Por, çështja rëndohet edhe më, kur fjala vjen se kush do ta paguajë faturën. Për sa i përket firmave të transportit urban, është një shifër që do të shkaktonte tronditje serioze, financiare e emocionale për çdo sipërmarrës, jo vetëm të këtij sektori, por të çfarëdolloj aktiviteti fitimprurës. Me fjalë të tjera, më saktë, sipas terminologjisë ekonomike, kjo quhet fitim i munguar. A do ti paguajë bashkia këto para? Nuk dihet asgjë.

Rama, nga ana e tij nuk ka munguar të kontribuojë në spektakël, duke premtuar një sistem tramvaji, të tillë që do ta kishin zili edhe vende më të përparuara se Shqipëria dhe kryeqytete shumë të më përparuara se Tirana. Përtej kësaj, ky sistem është përfolur sakaq në media se mund të kushtojë diku te 100,000,000 eurot, shifër kjo me karakter dramatik, por që e shtrirë në më shumë se një dekadë dhe me ndërhyrjen edhe të sektorit privat, mund të bëhej e përballueshme. Por, sërish, mbetet problemi i një plani të qartë, i cili ndonëse mund të ekzistojë, nuk është dorëzuar ende pranë publikut. Megjithatë, ky plan dukshëm, nuk penalizon sektorin privat, si dhe nuk ngarkon bashkinë e kryeqytetit me fatura të hidhura subvencionesh, siç është rasti i udhëtimeve falas për studentët. Por, sërish, mbetet një projekt pa projekt konkret të publikuar.

Paralelisht, të dyja palët kanë premtuar rrugë e parqe të reja. Ndërsa çështja e rrugëve mund të mos ngjallë më emocione të theksuara ndër banorët e kryeqytetit – përjashto këtu ndonjë bllok të veçantë pallatesh, si dhe ndonjë rrethinë, çështja e parqeve mbetet problem i ndjeshëm. Jo në nivel faturash financiare, sesa për sa i përket hapësirës së disponueshme. Në autostradë, nëpër kodrat rreth qytetit, apo në ndonjë zonë tjetër periferike, është e vërtetë që ka vend për parqe publike, por përsa i përket Tiranës urbane…

…diçka e tillë do të ishte një mision vështirësisht i realizueshëm për secilin kandidat. Zgjerimi i rrugëve (premtim i Bashës) është një mision, po aq i parealizueshëm, marrë parasysh, rrugët sakq të ngushtuara në kurriz të trotuareve që parashikohen të mbajnë edhe koston në hapësirë për lëvizjen me biçikletë. Por, periferitë, janë ende zona ku këto premtime mund të gjejnë zbatim të plotë, ndërsa në kryeqytet, shumë të pjesshëm.

Taksat bashkiake?

Ishte kandidati Lulzim Basha ai që e hapi lojën duke deklaruar se bashkia kishte 60 taksa, nga të cilat ai do të hiqte rreth 16 taksa e tarifa, si dhe do të ulte 2.5 herë detyrimet nga taksat e tarifat. E vërteta është se bashkia në fjalë, ka gjithë-gjithë 15 taksa që administrohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore. Ato janë si vijojnë: Taksa Vendore e Biznesit të Vogël, Taksa mbi ndërtesën (Kategoria II), Taksa e Fjetjes në Hotel, Taksa për Zënien e hapësirës publike, Taksa e Tabelës, Taksa e Përkohshme e gjelbër, Tarifa e Pastrimit, Tarifa e Parkimit të Automjeteve (rezervimet 6/mujore dhe 12 mujore); dhe për agjentët tatimorë: Taksa e regjistrimit të përvitshëm të automjeteve, Taksa e kalimit të të drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme, Taksa për zënien e hapësirës publike në tregjet publike (Njësitë Bashkiake), Taksa mbi ndërtesat kategoria e familjarëve (Njësitë Bashkiake), Tarifa e pastrimit kategoria e familjarëve (Njësitë Bashkiake), Tarifa e parkimit ditor të automjeteve (Njësitë Bashkiake), Taksa e Tokës Bujqësore(Njësitë Bashkiake.

Ndërsa të tjerat janë thjesht tarifa kryesisht 100-200 lekëshe, si ato për marrje certifikatash, vërtetimesh etj., të cilat nuk përbëjnë ndonjë çështje madhore n

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›