E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lavrov: Mbështetje Serbisë për hetime të OKB-së për trafikim

BEOGRAD-Rusia e mbështetë Serbinë në kërkesën e saj që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, ta autorizoj një hetim, lidhur me akuzat për trafikim të organeve në Kosovë.

Këto akuza ndaj ish pjesëtarëve të UÇK-së, përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, ishin paraqitur në raportin e Dik Martit, në Këshillin e Evropës.

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, pas takimit të tij të djeshëm në Beograd, me ministrin e jashtëm serb, Vuk Jeremic, u tha gazetarëve se “ne e mbështesim plotësisht iniciativën e Serbisë”, për këtë çështje.

Zoti Lavrov, që pos Serbisë, do të vizitoj edhe Malin e Zi, Maqedoninë dhe Slloveninë, tha se për raportin e Dik Martit, për trafikim të organeve në Kosovë, duhet të bëhet hetim “i plotë, pa kompromis, i pa anshëm dhe objektiv”.

Kryeministri Hashim Thaçi dhe zyrtarët e tjerë të Kosovës, kategorikisht i kanë hedhur poshtë këto akuza.

(d.b/Evropaelire/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›