E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lavrov: "Miqtë e Sirisë", të panevojshëm

Grupi i udhëhequr nga Perëndimi, “Miqtë e Sirisë” nuk është më i nevojshëm. Kështu ka deklaruar Moska pas takimit ndërkombëtar për Sirinë në Gjenevë.

Në komentet e raportuara nga agjencia e lajmeve Interfax, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se, “që nga formimi i Grupit të Veprimit për Sirinë më 30 qershor në Gjenevë, forumet tjera për të diskutuar zgjidhjen e konfliktit nuk janë të nevojshme."

Lavrov shtoi se "Grupi i Miqve që nga fillimi i tij ka pasur për qëllimin vetëm mbështetjen e një pjesë të opozitës që kishte bazat jashtë vendit".

Ministri i Jashtëm rus pohoi se Moska, e cila ka bojkotuar të dy mbledhjet e mëparshme të “Miqve të Sirisë”, nuk do të marrë pjesë në takimin e grupit që mbahet në Paris të premten.

Shtetet e Bashkuara, Franca, Britania, Gjermania, dhe kombet arabe Arabia Saudite dhe Katari janë duke anëtarët kryesorë të grupit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›