E Diel, 1 Nëntor 2026

Rekord drogë në Spanjë, zbulohet superplantacioni me marijuanë

Policia spanjolle ka zbuluar një plantacion të marijuanës, të cilin e ka përshkruar si më të madhin në Evropë.

Plantacioni në fshatin Lliber, afër Alikantes, kishte 10 mijë bimë kanabis të mbjellura në 16 sera.

Serat kishin pajisje për thithjen e erës së bimëve, duke ndihmuar kështu në fshehjen e tyre.

Policia ka ndaluar një britanik 45 vjeçar dhe një spanjoll 18 vjeçar.

Ata gjithashtu kanë konfiksuar 43 kilogramë marijuanë, që besohet se ishte e destinuar për tregjet holandeze dhe belge.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›