Lavrov: Ndërhyrja ushtarake në Siri, destabilitet në Lindjen e Mesme
MOSKË- Shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov u shpreh se një ndërhyrje ushtarake në Siri do të destabilizonte vendin dhe situatën në Lindjen e Mesme, njoftoi sot në një komunikatë Ministria e Jashtme ruse.
"Gjatë një bisede telefonike dje me të dërguarin e posaçëm të OKB-së dhe të Lidhjes Arabe, Lakhdar Brahimi, Sergei Lavrov theksoi faktin se nuk kishte alternativa për një zgjidhje politike dhe diplomatike në Siri, por shtoi se përpjekjet për ndërhyrje ushtarake do të çonin drejt një destabilizimi të mëtejshëm të situatës në vend dhe në rajon", sipas komunikatës.
Sulmi me armë kimike, që ndodhi më 21 gusht, në afërsi të kryeqytetit sirian, shkaktoi vdekjen e qindra personave.
(m.a/ata/BalkanWeb)