E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halimi: S’do lejojme maxhorancën e re të prekë reformat dhe administratën e trajnuar nga Britania

TIRANE- Ministri Halimi pati sot një takim kortezhe me ambasadorin britanik Nicholas Cannon në përfundimin të detyrës së tij si Ministër i Drejtësisë. Ministri Halimi e siguroi ambasadorin britanik se në opozitë do të jetë pas çdo projekti duke monitoruar ecurinë e tyre për të siguruar vazhdimësinë e projekteve aq të domosdoshme për sistemin e drejtësisë.

“ Maxhoranca e re ka kërcënuar administratën e trajnuar nga ana juaj me paratë e taksa paguesve britanikë e evropiane. Ne nuk do të lejojmë maxhorancën e re të prekë punonjësit e kualifikuar të Shërbimit të pronës dhe monitorit elektronik.” – theksoi Halimi .

Më tej, ministri ngriti shqetësimin se maxhoranca e re po sulmon institucionet e pavarura. “ Institucionet e pavarur janë thelbi i një shteti demokratik dhe ne do të jemi opozita më e fortë dhe mbrojtësit e tyre”. Nga ana e tij ambasadori britanik vlerësoi lartë bashkëpunimin e me ministrinë e Drejtësisë në realizmin e reformave në drejtësi duke e cilësuar këtë bashkëpunim ekzemplar dhe si një model për t’u replikuar me qeveritë e ardhshme.

“ Ne nuk do të lejojmë që reformat e realizuara të bllokohen. Do të ishte shumë keq që puna e realizuar në Shërbimin e Provës të kthehej mbrapsht. Ju premtoj se do ti ndjekim nga afër ecurinë e këtyre reformave që janë krijesë e juaj po aq sa edhe e jona”. – u shpreh ambasadori britanik ndërkohë që vlerësoi shumë të rëndësishme ekspertizën që ekspertët e shërbimit të pronës dhe monitorimit elektronik kanë marrë në Britani.

Në takim u vlerësuan lartë si marrëveshja e arritur me qeverinë britanikë për transferimin e të dënuarve ashtu edhe roli kyç që ka luajtur Ministria e Drejtësisë në përafrimin Shqipërisë me BE . 
(BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›