E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, i gërvishti makinën, vretme levë 53 vjeçarin te "Ali Demi"

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } Të tjera rreth shkrimit FOTO/ Vrasja e saldatorit sot rreth orës 10:00 TIRANE -  Një gërvishtje makine i ka marrë jetën 53 vjeçarit Gëzim Karajt paraditen e sotme në lagjen "Ali Demi".

Të paktën ky është versioni i parë që policia ka dhënë për vrasjen e ndodhur rreth orës 09:30- 10:00 (të 28 gusht 2013).
 
Viktima Gëzim Karaj ishte banues tek Fusha e Ali Demit ku po punonte dhe si saldator.

Nga të dhënat e para mendohet se 53 vjeçari është goditur me një levë pranë servisit të tij pranë fushës "Ali Demi". 

Policia thotë se autori është Artens Shehu, i cili është ndaluar dhe ndodhet në komisariatin nr 1. 

SI KA NISUR SHERRI
Gazetari i A1 Report Granit Sokolaj nga vendi i ngjarjes ka mbledhur dëshmitë si ka ndodhur ngjarja. 

Makina e Artens Shehut ishte parkuar rreth 100 metra larg vendit ku 53 vjeçari kishte ofiçën e tij. Gëzim Karaj ka qenë duke kaluar me biçikletë mbi të cilën kishte një dollap të vogël prej druri. Pa dashje ka gërvishtur makinën Benz A Class TR 3265 S.

Fillimisht ka nisur debati mes të dashurës së autorit dhe viktimës.  Më pas ka ardhur dhe Artens Shehu, i cili kishte shtëpinë aty pranë.

Pasi janë debatuar me fjalë, saldatori është larguar për të shkuar drejt ofiçinës së tij. Atje ka shkuar dhe Shehu, i cili më pas e ka qëlluar me grushta dhe me levë.  Ky është versioni i parë i ngjarjes.

I shoqëruar në polici është edhe A. Hoxha.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›