Tiranë, i gërvisht makinën të dashurës, 30-vjecari e vret me levë, arrestohet
TIRANË- NJë 60-vjecar është vrarë me mjete të forta pas sherrit për gërvishtjen e një automjeti. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30 minuta të ditës së sotme pranë fushës “Ali Demi”, Tiranë.
Viktima mësohet të jetë shtetasi Gëzim Karaj (i cili punonte si saldator). 60-vjecari mësohet se humbi jetën rrugës për në spital.
Burime nga policia e kryeqytetit konfirmojnë se sherri fillimisht ka nisur pasi viktima ka gërvishtur makinën e një femre, më një raft të vjetër të cilën e kishte vendosur pranë automjetit të parkuar. Vajza ka lajmëruar me telefon të dashurin e saj shtetasin Artenc Shehu 30-vjec, i cili në debat e sipër e goditur me levë 60-vjecarin duke i shkaktuar plage te renda që i shkaktuan dhe vdekjen. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohë ka vënë në pranga autorin rreth 1 orë pas ngjarjes.
(e.m/BalkanWeb)