E Martë, 3 Nëntor 2026

Pas skandalit të Chiara Ferragni, ashpërsohen rregullat për influecuesit italianë

Autoriteti Italian i Komunikimeve AGCOM ka miratuar rregulla të ashpra për të përmirësuar transparencën në postimet në rrjetet sociale nga njerëzit e njohur me numër të madh ndjekësish. 

Vendimi erdhi pasi influecuesja Kiara Ferranji, (o. Chiara Ferragni) e cila ka gati 30 milionë ndjekës në instragram u gjobit me mbi 1 milionë euro për shkak se pretendoi se shitjet e një ëmbëlsire krishtlindjesh do të ndihmonin në financimin e një spitali në Torino, kur në të vërtetë, prodhuesi i ëmbëlsirësh i kishte dhënë spitalit në fjalë, fonde muaj para lancimit të produktit.

Rregullat e reja fillimisht do të zbatohen për influencuesit që postojnë në gjuhën Italiane dhe punojnë me firmat Italiane që kanë më shumë se 1 milionë ndjekës.

Çdo përmbajtje reklamuese që ata publikonë duhet të jetë qartësisht e etiketuar si e tillë. Në të kundër influencuesve do t’u duhet të paguajnë gjoba që shkojnë deri në 600 mijë euro.

“Perëndimi i egër i influencuesve ka mbaruar. Do të fillojmë me të mëdhenjtë, dhe influencuesve të tjerë do t’u duhet të përshtaten”, u shpreh u shpreh kreu i autoritetit të Komunikeve Giacomo Lasorella”, për gazetën La Republika.

Rregullat e reja lidhen me komunikimin komercial si dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, minorënve dhe vlerave të sportit. 

Gazetare: Elda Pepa

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›