Lavrov: SHBA të mos largohet nga Afganistani

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, theksoi se trupat e NATO-s, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, nuk duhet të tërhiqen shpejtë nga Afganistani, përderisa forcat lokale të jenë të afta për siguri në këtë vend.
Ai i tha kanalit televiziv lokal, Tolo, se qëllimi është që qeveria e Afganistanit “duhet të ketë kapacitete për zbatimin e ligjit dhe mbajtjen e rendit”, para se forcat ndërkombëtare të largohen.
Forca Ndihmëse Ndërkombëtare e Sigurisë në Afganistan, e udhëhequr nga NATO-ja, ka paralajmëruar se do të largohet nga Afganistani deri në fund të vitit 2014.