Palermo, mysafiri më i dobët në Evropë

Derisa ka bilancin e dytë më të mirë në shtëpi në Serie A, statistikat tregojnë se Palermo është skuadra më e dobët udhëtuese në Evropë.
Deri më tani, pas 28 xhirosh në Kampionatin italian, vetëm Udinese ka grumbulluar më tepër pikë në shtëpi se sa Palermo por sicilianët gjenden në fund të renditjes sa i përket rezultateve të arritura si mysafir.
Ekipi i trajnerit Bertolo Mutti, pas barazimit 1-1 me Leccen të dielën, mbetet ende pa fitore jashtë stadiumit Renzo Barbera. Ata kanë barazuar pesë herë dhe janë mposhtur nëntë herë në udhëtime. Fitorja e fundit e Palermos si mysafir në Serie A ishte më 5 maj të sezonit të kaluar kur mposhti Sampdorian, 2-1.
Në ligat tjera evropiane, vetëm Auxerre dhe Brest janë skuadrat që ende nuk kanë fituar si mysafir por ato kanë grumbulluar shtatë, respektivisht tetë pikë nga udhëtimet e tyre të deritashme në Ligue 1.