Lazarati GDF publikon pamjet

Komanda Operative Ajrore e Guardia di Finanza bëri të ditur detajet e operacionit të fundit të monitorimit në territorin shqiptar dhe të zbulimit të rreth 500 plantacioneve me kanabis të mbjella në Lazarat.
Në këtë vend, sqarojnë specialistët e Guardia di Finanza, që po veprojnë në bashkëpunim më policinë shqioptare, janë mbjellë 319 hektarë me kanabis, që në shifra të tjera do të thotë mbi një mijë ton marijuhanë të cilat kanë në treg një vlerë prej më shumë se katër miliardë eurosh. Për realizimin e këtij investigimi të vështirë ajror është punuar për tetë javë, në një zonë të vështirë. Rezultatet u arritën falë aparaturave të sofistikuara dhe pajisjes së avionit me fotokamera dixhitale dhe sensorëve të tjerë të realizuar nga Universiteti i Napolit. Monitorimi ajror i territorit shqiptar parashikohet në kuadër të një marrëveshjeje të nënshkruar në Tiranë më 19 qershor të vitit 2012 nga Drejtoria Qëndrore e Policise Kriminale Italiane dhe Drejtoria Qëndrore e Policië Shqiptare. E zbulimi i bërë në Lazarat tërhoqi vëmëndjen e mediave kryesore italiane. Në edicionet e tyre qëndrore të lajmeve kanalet shtetërore të Rai-t dhe ato private pasqyaruan operacionin e forcave të rendit. Gazetat kryesore si “Repubblica” apo “Corriere della Sera”, por edhe faqet e tjera të informacionit në Internet i dhanë jehonë lajmit duke shtuar detaje e kuriozitete. “Lazarati, qyteza europiane e drogës”, apo “Shqipëria, serbatori i drogës” qenë disa nga titujt e gazetave që pasqyruan operacionin, që nuk është i pari i këtij lloji. Ishte fundi i korrikut 2012 kur Guardia di Finanza zbuloi në Lazarat 62 plantacione me kanabis me po të njëjtën mënyrë monitorimi. / Top Channel