E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendkalimet ilegale, KFOR në aksion për mbylljen e tyre

Kosovë- Mbyllja fizikisht e venkalimeve ilegale në afërsi të pikës kufitare Bërnjak nga ana e KFOR-it ka hasur sërish sot në kundërshtimin e fortë të popullsisë serbe në zonë.

“Ky operacion është duke u kryer, në mënyrë që të kontribuojë për një ambient të qetë dhe të sigurt, duke parandaluar lëvizjet e paautorizuara përgjatë vijës kufitare- thuhet në komunikatën e KFOR-it.

Siç raporton Ekspress strukturat paralele serbe kanë lëshuar sirenat duke ftuar serbët për të bllokuar aksionin e KFOR-it. Mediat serbe raportjnë dy perosna të plagosur lehtë gjatë përpjekjeve për të penguar punën e KFOR. Po ashtu mësohet se KFOR ka vendosur disa pika kontrolli të automjeteve.

Ky aktivitet bëhet në mbështetje të operacioneve që kanë të bëjnë me mbylljen fizike të pikave të paautorizuara kufitare- thuhet në deklarëtn për shtyp të KFOR. Aksioni i nisur në orët e para të ditës së sotme nuk ka shënuar asnjë incidente dhe KFOR ka njoftuar se pikat e kontrollit të automjeteve dhe kordonët e sigurisë do të largohen me të përfunduar aksioni.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›