E Diel, 1 Nëntor 2026

Lazarati qëllon me armë, plumbi qorr plagos një 26-vjeçare

GJIROKASTER-Një vajzë 26-vjeçare ka mbetur e plagosur sot ne mbremje nga një plumb qorr që ka ardhur si pasojë e të shtënave me armë nga fshati rebel, Lazarati.

Policia bën të ditur se një vajzë 26-vjeçarë me inicialet P.Duri, banore e lagjes “Zinxhir” ka mbetur e plagosur në krah si pasojë e një plumbi qorr.
Vajza e cila ka shpëtuar për mrekulli pasi mund të kishte marrë dhe plagë dhe më të rënda, është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje, jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, të shtënat me armë janë bërë nga banorë të Lazaratit. Lazaratasit qëllojnë me armë shpesh dhe e ndjekin këtë praktikë me qëllim, mbrojten e plantacioneve me kanabis në territoret e tyre.

Kjo nuk është hera e parë që banorët e Lazaratit qëllojnë me armë. Fakti se Lazarati vazhdon të jetë i padepërtueshëm nga policia vjen, me sa duket, prej faktit se banorët thuajse të gjithë janë të armatosur. Dyshohet se persona të armatosur, të pozicionuar nëpër male si roje, vëzhgojnë çdo lëvizje mjetesh apo personash që hyjnë në fshatin e tyre dhe atëherë kur pikasin forca policie, nuk mungojnë dhe të shtënat me armë zjarri.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Kultivimi i drogës, qindra punëtorë “dynden” drejt Lazaratit-VIDEO

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›